Kelmendi: Alarm! Pse ministrja Hajdari nuk po e shqyrton lëndën e Klan Kosovës?

Aktuale

Kelmendi: Alarm! Pse ministrja Hajdari nuk po e shqyrton lëndën e Klan Kosovës?

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 13:08
Adriatik Kelmendi

Drejtori i emisionit “Rubikon” në Klan Kosova, Adriatik Kelmendi, ka reaguar lidhur me çështjen e licencës së këtij mediumi e cila tash e disa ditë ka ngjallur reagime të shumta në opinion.

Kelmendi ka thënë se ministria e Tregtisë dhe Industrisë, nuk është duke e shqyrtuar lëndën e Klan Kosovës.

Sipas tij, demokracia vdes në errësirë.

“Alarm! Pse Ministria e udhëhequr nga Rozeta Hajdari nuk është duke e shqyrtuar lëndën e Klan Kosova?! Kanë mbetur edhe tri ditë kohë?! Po shpresojmë se nuk do të befasohemi për të keq! Se demokracia vdes në errësirë”, ka shkruar Kelmendi.

Ndryshe edhe juristja Flutura Kusari ka ngritur shqetësimin për këtë çështje.

Ajo ka theksuar se nëse Komisioni e refuzon ankesën, atëherë brenda një periudhë shumë të shkurtës (nëse procedura gjyqësore dështon) redaksisë së Klan Kosovës do t’i vihet çelësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat