Hoti: Uashingtonin e Brukselin i zëvendësuan me Ohrin e Bratisllavën, askush s’di për çka janë marrë vesh

Aktuale

Hoti: Uashingtonin e Brukselin i zëvendësuan me Ohrin e Bratisllavën, askush s’di për çka janë marrë vesh

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 13:18
Avdullah Hoti

I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, tha të hënën se ka rënë dakord me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, për hapat e parë drejt shtensionimit të situatës në veri, por pa dhënë më shumë hollësi rreth tyre.

Takimi mes tyre është mbajtur në Bratisllavë, por deputeti Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë se “askush nuk di gjë se çfarë janë marrë vesh”.

Këtë koment, Hoti e ka bërë në profilin e tij në Facebook, duke kritikuar qeverinë edhe për raportet me SHBA-në e BE-në.

Postimi i tij i plotë:

Duke mos përfillur këshillat e aleatëve, bien në kurthin e Vuçiqit që për qëllim ka tensionimin e situatës në veri.

Kryetarët e zgjedhur me 2% i fusin në zyrë me polici dhe i mbajnë të ngujuar.

Nuk i përfillin kërkesat e aleatëve kur u vijnë për vizitë në Prishtinë dhe u kërkojnë zgjedhje të reja në ato komuna pa kushte nga asnjëra palë.

Shkojnë në Bratisllavë e merren vesh për shtensionim të situatës, por askush nuk di gjë se çfarë janë marrë vesh.

Uashingtonin e Brukselin i kanë zëvendësuar me Ohrin e Bratisllavën.

Kjo është politikë se jo mahi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat