Sallahu: Simiq paska thënë se PDK më ka shkaktuar më së shumti dëme në jetë. Si mund të thuhet kjo?

Aktuale

Sallahu: Simiq paska thënë se PDK më ka shkaktuar më së shumti dëme në jetë. Si mund të thuhet kjo?

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 18:46
Blerim Sallahu

Blerim Sallahu, zëvendës-ministër i Drejtësisë, ka thënë se audi incizimet ku shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila flet me Simiqin e Listës Serbe tregojnë se “janë të porositura”, siç thotë ai nga “eksponent medial dhe opozitarë”.

Këtë pretendim Sallahu e bazon mbi atë që Simiq thotë në përgjime që “PDK-ja I ka shkaktuar më së shumti dëme në jetë.

”Si është e mundur të thuhet dicka e tillë kur përfaqësuesit e Listes Srpska bashkë me PDK-në dhe partitë opozitare kanë realizuar secilin dëshirë dhe qëllim për interesa tërësisht personale në dëm të shtetit të Kosovës”, ka shkruar Sallahu në Facebook teksa më pas vazhdon me pretendimin duke i cilësuar përgjimet si të porositura.

”Kjo tregon saktë se këto audioincizime janë të porositura nga eksponent medial dhe opozitarë për ta shpërlarë sadopak PDK-në nga bashkëpunimi i ngushtë me Listên Srpska”.

Sipas Sallahut, “PDK-ja po mundohet të pastrohet përmes Listës Serbe.

”Megjithatë qytetarët e Kosovës ju njohin dhe nuk ua harrojnë dëmet e mëdha që ia keni bërë vendit në koordinim dhe bashkëveprim të ngushtë me Listën Srpska të themeluar nga ish lideri i PDK-së”, ka shkruar Sallahu në Facebook. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat