Vjen reagimi nga VV pas publikimit të përgjimeve: Këto audio-incizime janë të porositura për ta shpërlarë sadopak PDK-në

Aktuale

Vjen reagimi nga VV pas publikimit të përgjimeve: Këto audio-incizime janë të porositura për ta shpërlarë sadopak PDK-në

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 18:47
Foto ilustrim

Zëvendësministri i Drejtësisë dhe zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Blerim Sallahu, ka reaguar pas publikimit të pjesës së dytë të përgjimeve të bisedës ndërmjet shefes së GP të VV-së, Mimoza Kusarit dhe ish-shefit të GP-së së Listës Serbe, Slavko Simiq.

Sallahu në një postim në Facebook e ka theksuar pjesën ku Simiq ka cituar Radoiçiqin që ka thënë se PDK i ka shkaktuar më së shumti dëme në jetë.

Për zëvendësministrin kjo është e pamundur të thuhet kur përfaqësuesit e Listës Srpska bashkë me PDK-në dhe partitë opozitare kanë realizuar secilin dëshirë dhe qëllim për interesa tërësisht personale në dëm të shtetit të Kosovës.

Postimi i plotë:

Simiq paska theksuar se "PDK më ka shkaktuar më së shumti dëme në jetë".

Si është e mundur të thuhet diçka e tillë kur përfaqësuesit e Listës Srpska bashkë me PDK-në dhe partitë opozitare kanë realizuar secilin dëshirë dhe qëllim për interesa tërësisht personale në dëm të shtetit të Kosovës.

Kjo tregon saktë se këto audioincizime janë të porositura nga eksponent medial dhe opozitarë për ta shpërlarë sadopak PDK-në nga bashkëpunimi i ngushtë me Listën Srpska.

Pra, PDK, mundohet të pastrohet përmes Listës Srpska.

Megjithatë qytetarët e Kosovës ju njohin dhe nuk ua harrojnë dëmet e mëdha që ia keni bërë vendit në koordinim dhe bashkëveprim të ngushtë me Listën Srpska të themeluar nga ish lideri i PDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat