Specialja, Remi flet për takimin me Adem Jasharin një natë para sulmit në Prekaz

Aktuale

Specialja, Remi flet për takimin me Adem Jasharin një natë para sulmit në Prekaz

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 12:00
Rrustem Mustafa

Rrustem Mustafa i njohur si Komandant Remi do të vazhdojë edhe sot  dëshminë në Gjykatën Speciale.

Gjatë dëshmisë së tij, ai foli për emërimin në krye të Zonës Operative të Llapit.

Ai tha se në krye të kësaj Zone si komandant ai ka ardhur pas rënies së Zahir Pajazitit.

Remi foli edhe për takimin me Adem Jasharin e Rexhep Selimin në Drenicë.

Prokurorja: Kur e morët përgjegjësinë si Komandant i Zonës Operative të Llapit?

Mustafa: Me rënien e Komandantit Zahir Pajaziti unë e marr përsipër dhe organizojë trupat e UÇK-së në Zonën time, kurse miratimi i Shtabit të Përgjithshëm për pozicionin tim ka ardhur në korrik ose gusht të 1998, miratim formal.

Prokurorja: Në 97’ e norët pra komandën pas vrasjes së Zahir Pajazitit?

Mustafa: Po

Prokurorja: U morr ndonjë vendim konkret që ju ta merrnit këtë përgjegjësi.

Mustafa: Kom pas komunikim me miqtë e mi që i kam njoftë. Ushtarë që kishin mbetur gjallë dhe e kemi apa të njësojshëm që duhet të vazhdojmë, të funksionojmë. Gradualisht kemi filluar, jemi konsoliduar dhe kemi bërë lidhjet me Shtabin e Përgjithshëm.

Prokurorja: Dua të ju tregojë një pjesë nga libri. E shikoni aty që është shpjeguar takimi në rrugën?

Mustafa: Po

Prokurorja: Është i saktë kjo që thotë këtu?

Mustafa: Siç thashë më herët unë merrem vesh me shokët, njerëzit dhe anëtaret e UÇK-së. Mund ta quajmë edhe vendim por kjo ishte një marrëveshje për ta kryer punën tutje.

Prokurorja: Në këtë pjesë ju vet e përshkruani si takim zyrtar ku është marr një vendim, a nuk është kështu?

Mustafa: Ishin takime të atyre njerëzve që mund të takoheshin, jemi marr vesh dhe mund t’i quajmë edhe takime zyrtare pse jo.

Prokuroja: Ju lutem lexoni me zë se cilët ishit të pranishëm në këtë takim?

Mustafa: Unë Latif Gashi, Ilir Konushevci dhe Murat Ajeti.  

Prokurorja: Morët vendim vet për anëtarët e komandës së Zonës , kështu?

Mustafa: Jemi pajtuar që të plotësohet stafi i Zonës, por ju duhet ta dini se intervista publike janë ese, tregime për publicitet dhe ne do si do i kemi arritur takimet tona, i kemi quajtur zyrtare dhe mund ta marrim edhe kështu siç është në libër. S’më pengon.

Prokurorja: Kush ishin njerëzit që i kontaktonit në atë kohë në Shtabin e Përgjithshëm?

Mustafa: Ka qenë Adem Jasharin, komandanti legjendar.

Prokurorja: Si e takuat për herë të parë Rexhep Selimin?

Mustafa: E kam takuar bashke me Komandantin Adem Jashari një ditë para se me u bë lufta të Prekaz ku kishte rënë komandanti bashkë me familjen Jashari.

Prokurorja: Ju e përmendët që u takuat me Adem Jasharin në mbrëmjen e 4 marsit 1998?

Mustafa: Po

Prokurorja: Me kë u takuat atje?

Mustafa: Në mbrëmje kam shkuar në shtëpinë e Adem Jasharit bashkë me mikun tim të studimeve Shefki Fazliun. Nga aty e kemi vazhduar rrugën drejt një fshati, ku Rexhep Selimi, Mujë Krasniqi, Sylejman Selmi e mund të ketë qenë edhe dikush tjetër, më kanë marr me veti e kemi pasur me shku drejt një fshati tjetër të Drenicës për konsolidim të radhës për me fol për UÇK-në dhe anëtarët e tjerë të Shtabit të Përgjithshëm.

Prokurorja: Aty ju ishit si përfaqësues i Zonës Operative të Llapit?

Mustafa: Po

Prokurorja: E përmendët edhe më herët këtë gjë, a  erdhi një moment kur ju u caktuat zyrtarisht si komandat i Zonës Operative të Llapit?

Mustafa: Po u finalizua në korrik ose gusht të 1998.

Prokurorja: Kush ju caktoi juve në detyrë?

Mustafa: Gjatë një vizite që ishte bërë nga shefi i Shtabit me zëvendësin e UÇK-së, me sa kujtojë unë ka ndodh që më është miratuar dhe kam vazhduar punën zyrtarisht si komandant i Zonës.

Prokurorja: Këtu ju përmendi Jakup Krasniqin dhe Bislim Zyrapi a është e saktë kjo?

Mustafa: Po.

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, ka filluar dje dëshminë para Gjykatës Speciale, në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ky është gjykimi kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat