Mjete mbrojtëse për gazetarët që raportojnë nga terrenet me rrezikshmëri, AGK pranon donacion nga Free Press Unlimited

Aktuale

Mjete mbrojtëse për gazetarët që raportojnë nga terrenet me rrezikshmëri, AGK pranon donacion nga Free Press Unlimited

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 13:40
Foto nga vendi i ngjarjes

Organizata Free Press Unlimited – FPU, me iniciativën dhe ndërmjetësimin e Zyrtares Ligjore të European Centre for Press and Media Freedom ECPMF, Flutura Kusari, i ka dhënë donacion AGK-së, mjete mbrojtëse për gazetarët që raportojnë në terren ku rrezikohet siguria e tyre fizike.

“Pjesa e parë e këtij donacioni që përmban 14 jelekë antiplumb, 16 helmeta dhe 17 pako për ndihmë të parë, është pranuar sot nga Drejtorja Ekzekutive e AGK-së, Getoarbë Mulliqi Bojaj, dhe Zyrtarja Ligjore e ECPMF-së, Flutura Kusari. Teksa pritet që brenda muajit të arrijë edhe pjesa e dytë e këtyre mjeteve”, thuhet në njoftim.

AGK ka theksuar se shpërndarja e pajisjeve mbrojtëse për mediet do të bëhet duke marrë parasysh nivelet e rrezikut në vend.

Gjithashtu, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në koordinim me ECPMF-në dhe FPU, do të bëjë shpërndarjen e jelekëve me mbishkrimin PRESS për mediet qendrore dhe lokale, të cilat raportojnë nga veriu i vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat