Deklarohet Borrell: E mirëpres përkushtimin e Kosovës ndaj marrëveshjes që arritëm

Aktuale

Deklarohet Borrell: E mirëpres përkushtimin e Kosovës ndaj marrëveshjes që arritëm

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 17:41
Josep Borrell dhe Albin Kurti

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka përshëndetur përkushtimin e Kosovës për depershkallëzimin e situatës në veri të Mitrovicës, pas marrëveshjes që zëvendëskryeministri Bislimi dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, arritën të martën për hapat e parë .

Borrell përmes një postimi në Twitter ka shkruar se thënë se BE pret nga Kosova të ndërmarrë hapa të tjerë për të ecur përpara në këtë drejtim.

“E mirëpres përkushtimin e Kosovës ndaj marrëveshjes që arritëm në hapat e parë për deskalim.

Presim që Kosova të ndërmarrë hapa të mëtejshëm pozitivë dhe të vazhdojë të përparojë në këtë drejtim. Ne do të vazhdojmë të punojmë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja me palët”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat