Arifi: Albin Kurti dështak që lexon libra, po nuk praktikon asgjë në realitet

Aktuale

Arifi: Albin Kurti dështak që lexon libra, po nuk praktikon asgjë në realitet

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 17:46
Shqiprim Arifi

Kreu i Komunës së Preshevës Shqipërim Arifi ka kritikuar ashpër kreun e qeverisë së Kosovës Albin Kurti.

Ai theksoi se asnjëherë nuk e ka pasur mbështetjen e Kurtit për shqiptarët në Preshevë.

Më tej ai e ka konsideruar Kurtin si dështak duke nënvizuar se është kërcënim ndaj ndërkombëtarëve.

“Serbët në Veri të Kosovës janë btrutalë sepse financohen nga Beogradi. Nuk kemi pasur një Prishtinë mbrapa, ashtu siç i kanë pas serbët në Veri të Kosovës për Beogradin. Asnjë herë nuk e kam dëgjuar Albinin duke folur për pasivizimin e shqiptarëve. Nuk kam pasur asnjë mbështetje nuk e kam pasur vitin e kaluar nga Kurti. Kurtin nuk e kam parë në asnjë moment serioz. Për mua Kurti është një dështak që lexon shumë libra por ama nuk praktikon asgjë në terren dhe realitet. Kurti nuk është një politikan që mundet me na ndihmuar në Luginën e Preshevës dhe është një kërcënim i thellë ndaj ndërkombëtarëve”- tha ai./Euronews Albania/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat