Dugolli kërkon hetim për rastin e përgjimeve: Më shumë ka interpretime se sa dëgjim

Aktuale

Dugolli kërkon hetim për rastin e përgjimeve: Më shumë ka interpretime se sa dëgjim

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 18:33
Enver Dugolli

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, duke folur për përgjimet të cilat i ka publikuar të disa bisedave ndërmjet shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila dhe Sllavko Simiqi të Listës Serbe, e ku sipas përgjimeve Kusari ka biseduar edhe me Radiojqiqin i cili gjendet në listën e zezë të SHBA-së, ka thënë se në to më shumë ka interpretime se sa dëgjim.

Dugolli tha se këto përgjime duhet të hetohet nga organet e drejtësisë, duke i cilësuar edhe si të montuara.

“Ka hapësirë që të aktivizohet Prokuroria e Shtetit, institucionet e drejtësisë dhe ta sqarojnë një herë e mirë këtë situatë. Ka më shumë interpretim se sa dëgjim. Ka edhe montazhe”, tha ai.

I pyetur se përse VV duhet të bisedojë me Listën Serbe të cilën e kanë cilësuar se dorë të zgjatur të Serbisë, ai tha se këtë mendim e kanë edhe sot, por që komunikimi është bërë për shkak të disa ligjeve, miratimi i të cilave kërkon edhe votat e Listës Serbe.

“Asnjëherë nuk e mohojmë dhe nuk po e themi as tash se Lista Serbe ka qenë një dorë e zgjatur e Vuçiqit dhe Serbisë gjithmonë”, ka thënë Dugolli.

Ai tha se diskutimet e VV-së me Listën Serbe dallojnë nga ato që kanë bërë qeveritë e kaluara, pasi sipas tij, nuk janë ndarë poste dhe nuk janë në koalicion.

Dugolli thotë se bisedat me ta janë bërë për të quar përpara agjendën legjislative.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat