”Kusari-Lila e Simiq mund ta dijnë vendndodhjen e Radojiçiqit”, Klinaku i OVL-së kërkon nga Prokuroria të nis intervistimet

Aktuale

”Kusari-Lila e Simiq mund ta dijnë vendndodhjen e Radojiçiqit”, Klinaku i OVL-së kërkon nga Prokuroria të nis intervistimet

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 19:02
Faton Klinaku

Faton Klinaku nga OVL e UÇK-së, ka dalë me një deklaratë mbi çështjen e bisedës së shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lilës dhe përfaqësuesve të Listës Serbe, përfshirë kriminelin Milan Radojçiq.

Klinaku madje po kërkon që prokuroria të intervistojë deputët Kusari-Lila, dhe Simiq, mbi shkaqet pse mbajnë kontakte me një të ndjekur nga shteti i Kosovës, Milan Radojçiqi.

”Rezistenca e Organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, për ta mbrojtur një të drejtë të garantuar me ligj, ishte legjitime. Prandaj, vitin e kaluar kishim kontakte me grupe parlamentare në opozitë e edhe pakicave në pozitë (pos listës serbe), përmes të cilave takime kishim një lloj garance se ligji që i heq veteranët nga paga minimale nuk do të kalojë.

Sipas asaj që ne e dinim, qeveria e kishte të vetmen mundësi që të bashkëpunonte dhe të bashkërendonte votimin me listën serbe, e që për ne atëherë kjo ishte e pamoralshme dhe e pakuptueshme, por kjo gjë ka ndodhur atëherë, e që ne vazhdimisht e kemi thënë publikisht e që tash po dëshmohet edhe me përgjime.

Pas përgjimeve, së paku prokuroria duhet që t’i intervistojë deputetët Mimoza Kusari-Lila dhe Slavko Simic, se pse mbajnë kontakte me një të ndjekur nga shteti i Kosovës siç është Milan Radoiçiq, e qe besa t’iu ngris aktakuzë për këtë, pasiqë edhe mund ta dijnë vendndodhjen e tij”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat