“Turp”, kunati i Albulena Haxhiut i reagon ashpër Mimoza Kusarit

Aktuale

“Turp”, kunati i Albulena Haxhiut i reagon ashpër Mimoza Kusarit

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 19:42
Dardan Krasniqi

Dardan Krasniqi, aktivist i VV-së dhe kunati i ministres së Drentësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar ndaj përgjimeve të publikara ne mes të shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lilës dhe Sllavko Simiqit e Listës Serbe.

Krasniqi ka kujtuar një aksion të vitit 2012 të mbajtur nga Kusari-Liles si aktivist i VV-së, duke thënë se kishin kundërshtuar klasen politike që i kushtuan shtrenjte atëherë Kosovës me lluks privatizim e negociata, që sipas tij edhe sot po i kushtojnë shtrenjtë.

Ai i ka përmendur Kusari-Lilës qeverisjen me Haradinaj, Pacollin, Musatën duke i thënë se nuk ka pas guxim me ua thënë sa dëme politike e qeverisës i kanë ba vendit sepse ka ngrenë në një “tengjere” me ta.

Postimi i plotë:

Kështu me 10 dhjetor 2012 si aktivist të Lëvizja VETËVENDOSJE! në sheshin Skenderbe, kishim bërë një aktivitet politik kundër kësaj klase politike që i kushtuan shtrejt atëherë Kosovës me lluks privatizim e negociata!

Edhe sot po na kushtojnë shtrejt!

Çudia më e madhe zgjatë tri (3) ditë!

Veç ata që buzëqeshin mirë mbijetojnë në çdo sfidë! Ne disa, armiq me Serbi, me UNMIK me EULEX me tradhtar e zuzar me krejt partitë politike e me krejt pushtetët !Sa keq që nuk ditëm me buzëqesh! Ndoshta lufta na la pasoja!

Moza sa ka kaq shumë pakurrizor ti loqkamane jetonë me nder! Ti ke qeverisë me Ramushin, Hashimin Bexhetin, Isën dhe kurrë nuk ke pas guxim me ua thënë sa dëmë politik e qeverisës i kanë ba vendit sepse ke hangër në një tengjere!

Përkundër që ne u prishëm me krejt rrethet familjare, me miq e shok të luftës ua përplasëm fëtyrës krejt të kqijat – po ballë për ballë jo te Lista Serbe!

Turp Ty me Co!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat