Nis tërheqja e zyrtarëve policorë nga ndërtesat komunale në veri

Aktuale

Nis tërheqja e zyrtarëve policorë nga ndërtesat komunale në veri

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 21:07
Policia e Kosovës në veri, foto ilustrim

Marrëveshja e Bratisllavës mesa duket do të fillojë të zbatohet të enjten, më 13 korrik, tre ditë pasi ishte arritur mes Qeverisë së Kosovës dhe BE-së për shtensionimin e situatës në veri të vendit.

Burimet e medias mësojnë qe pas një muaji e gjysmë, trupat e njësisë më elitare të Policisë, do të largohen nga objektet komunale të Zveçanit dhe Zubin Potokut.

Por, kjo nuk do të ndodhë në Leposaviq, marrin vesh burimet e Dukagjinit.

Kjo vjen pas një marrëveshje e së martës ne Bratisllavë ku në piken e parë të saj thuhet që Kosova zotohet që do të filloj tërheqjen e zyrtarëve policor në masë 25%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat