Banorët e Reznikut dëshmojnë për krimet e Sllagjan Trajkoviqit

Aktuale

Banorët e Reznikut dëshmojnë për krimet e Sllagjan Trajkoviqit

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 21:11
Banorët e Reznikut

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë për krime lufte ndaj Sllagjan Trajkoviqit.

Ai akuzohet për krime lufte të kryera ndaj shqiptarëve në komunën e Vushtërrisë.

Banorët e fshatit Reznik tregojnë për krimet që ka kryer Trajkoviq.

Një ndër ta është edhe Bilall Ujkani. Ai tregon se çfarë ndodhi me 6 prill të vitit 1999.

Ujkanin me djalin 9 vjecar dhe gruan, i ulën në një vend jashtë shtëpisë.

Nga distanca, njëri nga paramilitarët shtiu drejt tyre.

“Na qitën përjashta, na ulën qetu. Gruas e djalit ju thashë mos u tutni, e tjetri u nis anej, edhe tha mos luni se ju vrasin. Ai u nis anej, ja ra një rafall”, rrëfen Ujkani.

Por, tre civilët e pambrojtur shqiptar, shpëtuan vetëm falë një incidenti të pazakontë.

Edhe gati e vrajti shokun e vet, u kapën u grushtun mes vete”, tregon Ujkani

Por fatin e tyre, nuk e patën tre anëtarë të tjerë të kësaj familjeje.

“Dy gra, tre vllaznia dhe një nip janë të vrarë nga shtëpia jonë”, thotë ai.

E nga ky njësit në prillin e vitit 1999, e pësoi edhe familja Mustafa nga ky fshat.

Kryefamiljari, Sylejmani, kujton momentin kur në oborrin e shtëpisë, forcat serbe ia vranë nënën.

Por emrat e kriminelëve serbë që kryen krime në këtë fshat, janë të njohur për banorët.

Ndaj gjithë këtyre në vitin 2004, Sylejman Mustafa ngriti një padi në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë.

Në mesin e emrave, është edhe ai i Sllagjan Trajkovic.

Ndaj këtij të fundit të mërkurën, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për krime lufte.

Ndërsa ka treguar se edhe në cilat krime dyshohet se u përfshi Sllagjan Trajkoviq.

“Si pjesëmarrës i forcave policore dhe ushtarake serbe ka kontribuar në vrasje, bastisje, rrahje, maltretimit, arrestimit, torturë, trajtim në mënyrë mizore dhe çnjerëzore, mbajtja në kushte skllavërie, dëbimin dhe depërtimin të mijëra civileve shqiptarë si dhe masat e plaçkitjes, djegies dhe shkatërrimit të shtëpive të popullsisë civile të nacionalitetit shqiptarë që nuk kanë marrë pjesë drejtpërdrejtë në konflikt me ç’rast ka shkelur rëndë rregullat e të drejtës ndërkombëtare gjatë kohës së luftës”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Sllogjan Trajkoviq, u arrestua në fund të vitit të kaluar në Veriun e Kosovës.

Deri para arrestimit, Trajkoviq punoi si polic në stacionin e Mitrovicës Veriore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat