Bajqinovci publikon dokumente: Berat Buzhala kapet nga shteti për shmangie tatimore në vlerë prej 71 mijë euro

Aktuale

Bajqinovci publikon dokumente: Berat Buzhala kapet nga shteti për shmangie tatimore në vlerë prej 71 mijë euro

Nga: A.SH Më: 12 korrik 2023 Në ora: 21:20
Mefail Bajqinovci

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka publikuar dokumente ku sipas tij shihet se gazetari Berat Buzhala i është shmangur tatimit në vlerë prej 71 mijë euro.

Berat Buzhala kapet nga shteti për shmangie tatimore në vlerë prej 71 mijë euro”, ka shkruar ai.

Së fundit, Buzhala kishte publikuar disa inçizime ku është përfshirë deputetjs Mimoza Kusari.

Kurse, edhe kryeministri Albin Kurti ka reaguar në lidhje me këto përgjime.

“Së pari aty shefja e Grupit dëgjohet disa sekonda e shumë minuta ka internime partizane në mënyrë që njërëzit të mos mendojnë për atë që po dëgjojnë, është një incizim i gjymtuar dhe duhet që organet e drejtësisë të merren me të”.

“Ajo bashkëbisedon me shefat e grupeve, ajo e ka obligim që të sigurojë sa më shumë vota. Ju e dini shumë mirë që qeveria ka zero varësi nga Lista Serbe, unë as që kam komunikuar e as që jam takuar me personin nën fjalë. Ju lus që të keni kujdes ndaj kësaj lufte hibride nga Serbia që i bëhet Kosovës, edhe po përpiqen që me incizime të shkaktojnë konfuzion te opinioni publik”.

“Gjatë takimi që ajo ka pasur kur ata ishin në Kuvend, aty asaj i është lëshuar në interfon që s’mund të thuhet se është takim, pushteti jon është demokratik dhe i pavarur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat