Qalaj për situatën në veri: Jemi humbësit më të mëdhenj në botë

Aktuale

Qalaj për situatën në veri: Jemi humbësit më të mëdhenj në botë

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 22:33
Rashit Qalaj

Rashit Qalaj, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë në Pressing të T7 se Kosova është humbësi më i madh në botë pas tensioneve në Veri të Kosovës.

Ai ka deklaruar se KFOR’i iu mundësua më shumë fuqi, duke shtuar se deri më tash ka pasur kompetencë vetëm për vijën kufitare me Serbinë.

Për këtë ai ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

”Ne jemi humbësit më të mëdhenj në botë, në këtë situatë që ka ndodhur. E kemi kthyer KFOR’in në fuqi në Veri, iu kemi dhënë mandat. Mandati i vetëm ka qenë për vijën kufitare me Serbinë. Ne tash e kemi angazhuar KFOR’in me forcat në Veri”, ka thënë ai.

Një pjesë e Policisë së Kosovës ka nisur të tërhiqet nga objektet për rreth objekteve komunale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat