Imeri: Arritje për Kosovën nëse mbahen zgjedhjet në shtator dhe ka dakordim për Asociacionin

Aktuale

Imeri: Arritje për Kosovën nëse mbahen zgjedhjet në shtator dhe ka dakordim për Asociacionin

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 22:37
Dorajet Imeri

Analisti, Dorajet Imeri, vlerësoi që do ishte arritje e madhe për Kosovën në qoftë se në shtator mbahen zgjedhje të reja, njëherit të ketë dakordim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për rregullimin e një draf statuti për Asociacionin.

Këtë deklaratë Imeri e dha gjatë diskutimit për marrëveshjen me BE-në dhe afatet e zbatimit.

“Kosova duhet ta lexojë mirë situatën. Deri tani kemi humbur pak kohë. Shkuarja në zgjedhje në shtator dhe dakordimi me ShBA-në për atë se si do të rregullohej një draft statut për Asociacionin, do të ishte arritje e madhe për Kosovën deri në këtë fazë”, deklaroi Imeri në emisionin “Këndi i Debatit”.

Kujtojmë se ky pajtim u arrit gjatë një takimi joformal që u mbajt në Bratisllavë midis zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat