Shkëlzen Gashi: Ju garantoj, Qeveria Kurti nuk e bënë Asociacionin

Aktuale

Shkëlzen Gashi: Ju garantoj, Qeveria Kurti nuk e bënë Asociacionin

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 22:41
Shkëlzen Gashi

Shkëlzen Gashi, aktivist, ka thënë të mërkurën se Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti nuk e implementon Asociacionin e komunave me shumicë serbe sipas marrëveshjeve të viteve 2013 dhe 2015 të nënshkruara në Bruksel.

Gashi filloi të argumentonte duke thënë se për marrëveshjen e Ohrit ka thënë se “është e keqe”, por përkundër kësaj siç thotë ai “Serbia nuk e zbaton”.

Ai thotë se fillimisht duhet të zbatohen nenet e parë të marrëveshjes për të arritur te neni 7 që është vetë-menaxhimi e më pas neni 10 ku obligohen palët të implementojnë të gjitha marrëveshjet e Brukselit, përfshirë atë për Asociacionin.

Mbi këtë, Gashi thotë se pikat e para nuk i konvenojnë Serbisë, rrjedhimisht nuk vjen çështja deri te pikat 7 dhe 10 që nga eksponentë të ndryshëm të jetës publike konsiderohen të dëmshme./T7

”Nuk ka me pas Asociacion përderisa nuk zbatohen nenet e marrëveshjes duke filluar prej nenit të parë, e deri te i shtati dhe i 10”, tha fillimisht Gashi.

”Ky  (Kurti) Asociacioni nuk i lejon sepse duhet me u zbatu ato pikat e para që ato janë të pafavorshme për Serbinë, por kjo nuk zbatohet se edhe ashtu e keqe Vuçiqi nuk pranon me zbatu. Unë ta garantoj që nuk ka Asociacion sipas marrëveshjes të vitit 2013 dhe 2015 nga Qeveria Kurti”, ka thënë Gashi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat