Ish-diplomati e vlerëson arritje për Qeverinë marrëveshjen për depërshkallzimin e situatës në veri

Aktuale

Ish-diplomati e vlerëson arritje për Qeverinë marrëveshjen për depërshkallzimin e situatës në veri

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 00:28
Tomorr Avdia

Ish-diplomati, Tomorr Avdia, duke folur për marrëveshjen për hapat e parë të depërshkallzimit të situatës në veri, pjesë e saj është edhe zvogëlimi i numrit të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës brenda dhe për rreth objekteve të komunave, ka thënë se është arritje e Qeverisë së Kosovës.

Ai duke kujtuar deklaratat e ndërkombëtarëve që kohë më parë kërkonin tërheqjen e tërësishme të policisë, ka thënë se për Kosovën kjo paraqet të arritur.

“Është një arritje e Qeverisë tonë, në prezencë shtrirje e ligjit po edhe të një lloj prezence funksionale në pjesën veriore të shtetit…Ka pasur deklarata të panumërta kërcënuese për heqjen e policëve pa kushtëzime”, ka thënë ai.

Sa i përket zgjedhjeve në veri dhe mënyrës së si do të shkohet nga disa mundësi, ai thotë se më e afërta është ajo e dorëheqjes së kryetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat