Avdia: Disa faktorë ndërkombëtarë e shohin peshë të rëndësishme raportin e Serbisë me Ballkanin

Aktuale

Avdia: Disa faktorë ndërkombëtarë e shohin peshë të rëndësishme raportin e Serbisë me Ballkanin

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 00:49
Tomorr Avdia

Ish-diplomati, Tomorr Avdia, vlerësoi që disa nga faktorët ndërkombëtarë e shohin si peshë të rëndësishme raportin e Serbisë me Ballkanin.

Këto deklarata Avdija i dha gjatë diskutimit se si Serbia është më e ledhatuar nga ndërkombëtarët në procesin e dialogut me Kosovën.

“Në këtë rast duket që disa faktorë ndërkombëtarë e shohin si peshë të rëndësishme raportin e Serbisë me Ballkanin. Në qëndrime më realiste e shoh kryeparlamentarin, Glauk Konjufca, i cili ka qenë më I matur në deklarime e qëndrime”, deklaroi Avdija në emisionin “Infonata”.

Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Serbia në vazhdimësi është angazhuar në mënyrë aktive për të penguar forcimin e brendshëm dhe konsolidimin e Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat