“Befasuese”, edhe ky analist e kërkon dorëheqjen e Kusari-Lilës pas përgjimeve me Simiqin

Aktuale

“Befasuese”, edhe ky analist e kërkon dorëheqjen e Kusari-Lilës pas përgjimeve me Simiqin

Nga: A.Zh Më: 13 korrik 2023 Në ora: 10:18
Mimoza Kusari-Lila

Analisti politik, i afërt me Lëvizjen Vetëvendosje Bleron Baraliu, ka kërkuar dorëheqjen e shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari-Lila, pas publikimit të përgjimeve me Sllavko Simiqin e Listës serbe.

Ai ka thënë se Kusari-Lila do të duhej të dorëheqej një minutë pas daljes së inçizimit në public.

“Në secilën demokraci normale Mimoza Kusari do të duhej të jepte dorëheqje një orë pas takimit të tillë me Sllavkon, e nëse jo atëherë, atëherë një minutë pas daljes së inçizimit në publik. Kaq e thjeshtë është kjo.

Nuk ka rëndësi që 'gazetari' 'zbulues' po e interpreton e keqinterpretpn secilën gerrmë e fjalë të inçizimit, as kur po mundohet me na bindë se nuk e ka marrë inçizimin direkt prej Sllavkos (gati i mbet n'fyt diçka tuj 'qartësu' këtë). Në inçizim ka mjaft çaste të hipokrizisë e marrëzisë që nuk i përkasin një deputeti, aq më pak një udhëheqëse të grupit më të madh parlamentar në Kuvendin e Kosovës”, ka shkruar Baraliu në një postim në Facebook.

Në përgjimet e publikuara, Kusari-Lila dëgjohet duke folur me Simiqin për temën e veteranëve, Ramush Haradinajn, Uran Ismailin e Bekim Haxhiun.

Kusari-Lila ka mohuar kategorikisht se ka biseduar pesë herë me Milan Radojiçiqin. “Nuk është e vërtetë, le t’i qet 4-5 herë, vetëm një është”, ka thënë ajo. Për këtë herë, ajo ka thënë se deputeti Simiq i Listës Serbe e lëshoi interfonin ku ka folur Radojçiqi./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat