Tahiri-Kurtit: Autoriteti yt ka rënë përtokë

Aktuale

Tahiri-Kurtit: Autoriteti yt ka rënë përtokë

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 11:14
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri në senacën e Kuvendit të Kosovës, nuk ka kursyer kritikat në adresë të kryeministrit Albin Kurti. Tahiri  ka thënë se me tërheqjen e Kurtit nga veriu pas katër muajve eksperimentim, autoriteti i tij  ka rënë përtokë.

“Kryeminister dje ke marrë vendim me u tërheq, pas kater muajve eksperimentim në veri.  Mbas katër muajve që kur e vendose Kosovën me vendet me të sanksionuara nga bota perendimore. Mbas katër muajve rrezikim të policëve të kosovës,  vendose  me u tërheq nga veriu me terheq policinë me shku në zgjedhje.

Dil tregona këtu për çka je marrë vesh, pse e ke maltretu popullin dhe ke vendos sanksione. Pse e ke sanksionu qytetarin, me tregu që ke autoritet. E në fakt autoriteti yt dje ka  rënë  për toke.

 Ke tregu se secilin vendim që ke marrë je terheq pa argumentim, por me qëllim të dobsimit të shtetit dhe sovranitetit. Pse  i the jo SHBA-së dhe shkove në Bratislav për të negociuar”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat