Pas rrahjes në Kuvend – Kurti, ministrat e deputetët ende nuk janë ulur

Aktuale

Pas rrahjes në Kuvend – Kurti, ministrat e deputetët ende nuk janë ulur

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 11:48
Rrahja në Kuvendin e Kosovës

Përplasja mes pozitës dhe opozitës në Kuvendin e Kosovës që ndodhi sot ka përfunduar.

Por të gjithë deputetët dhe kabineti qeveritar janë në këmbë bashkë me kryeministrin Albin Kurti, nuk janë ulur në vendet e tyre përkatëse.

Pranë Kurtit janë duke qëndruar mbrojtja e tij e afërt dhe ministrat bashkë me deputetët e LVV-së përreth.

E gjithë përplasja ndodhi derisa Kurti ishte duke mbajtur fjalim në Kuvend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat