Blerta Deliu: Do të isha edhe e goditur nga Halil Thaçi i VV-së, po të mos e kisha mbrojtjen e kolegëve të PDK-së

Aktuale

Blerta Deliu: Do të isha edhe e goditur nga Halil Thaçi i VV-së, po të mos e kisha mbrojtjen e kolegëve të PDK-së

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 12:57
Blerta Deliu

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu nëpëmjet një postimi në Facebook, ka thënë se është fyer, sharë, shtyrë dhe për pak sa nuk është goditur fizikisht nga deputeti i Vetëvendosjes, Halil Thaçi në seancën e sotme ku shpërtheu dhuna në Kuvend.

“Sot, për herë të parë në jetën time politike, jam fyer, sharë, shtyrë dhe, do të isha edhe e goditur nga deputeti i Vetëvendosjes Halil Thaçi, sikur të mos kisha mbrojtjen e kolegëve deputetë të PDK-së. Asnjëherë nuk jam ndier kaq e rrezikuar dhe e goditur si deputete, si grua e si nënë, në të gjitha vitet e mija në shërbim të këtij vendi”, ka shkruar Deliu.

Ajo i ka quajtur të turpshme sjelljet e pozitës duke theksuar se kjo është një fushatë e orkestruar ndaj opozitës.

“Është e turpshme se deri ku është në gjendje të shkoj kjo Qeveri, kjo shumicë parlamentare, për të fshehur skandalin e madh politik në të cilën është përfshirë në lidhje me koordinimin me Listën Serbe. Edhe këto goditje të ulëta, kjo fushatë e orekstruar ndaj opozitës, nuk do të na ndalë në demaskimin e fytyrës së vërtetë të kësaj Qeverie.

Beteja për Kosovën dhe rrugën e saj euro-atlantike, larg bashkëpunimit me Serbinë, vazhdon pandalshëm!”, ka përfunduar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat