Haxhi Avdyli për dhunën: Të ashtuquajturit deputetë të PDK-së u turrën sikur tu prekte në familjet e tyre

Aktuale

Haxhi Avdyli për dhunën: Të ashtuquajturit deputetë të PDK-së u turrën sikur tu prekte në familjet e tyre

Nga: A.SH Më: 13 korrik 2023 Në ora: 13:26
Haxhi Avdyli

Deputeti i Listës “Guxo” Haxhi Avdyli, ka folur mbi ngjarjen që ndodhi në Kuvendin e Kosovës, ku u përfshin në përleshje PDK dhe VV.

Ai ka thënë se reagimi i deputetëve të PDK-së, gjatë fjalimit të kryeminsitrit Kurti, ishte sikur tu prekte në familjet e tyre.

Sipas tij, “populli i ka parë dhe po i sheh se këta janë të pasinqertë, mashtrues dhe nuk e meritojnë të ulen në panteonin e demokracisë”.

Shkrimi i plotë:

Derisa Kryeministri i Kosovës, raportonte sesi po shtrihet sovraniteti e ligjshmëria në veri, si po arrestohen kriminelet e organizatave terroriste Serbe, si Mbrojtja civile Serbe, të pa provokuar, të ashtuquajtur deputetë të PDK-së u turrën sikur tu prekte në familjet e tyre për të sulmuar bartësit e institucioneve e kolegët e tyre.

Duhet të jesh në hall të madh, te sulmosh në momentin që raportohej per kriminel Serb të arrestuar por ku i dihet dhe ndoshta janë.

Të mbetur pa tendera, pa toka të privatizuara, pa gurthyes, e bisnese të përbashkëta në veri me këta kriminel, kanë humbur arsyen dhe sensin e realitetin por atdhedashurinë nuk e humbën se nuk e kanë pasur asnjëherë.

Iu dështuan montazhat me inqizime, iu dështuan përbaltjet publike, e nuk po ju dhez asgjë.

Populli i ka parë dhe po i sheh se këta janë të pasinqertë, mashtrues dhe nuk e meritojnë të ulen në panteonin e demokracisë.

Kuvendi është area e ballafaqimit të ideve e fjalëve e jo muskujve.

Prandaj kurdo që do mbahen zgjedhjet, qytetari me votë do i largoi njëher përgjithmonë nga ulëset e Parlamentit shumë prej tyre edhe do të hetohen e ndalohen nga organet ligjvënëse.

Demokracia nuk mund të vritet.

Ligjshmeria do shtrihet te secili dhe çdo cep të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat