Deliu me zmadhues zëri në Kuvend, lëshon bisedën Kusari-Simiq

Aktuale

Deliu me zmadhues zëri në Kuvend, lëshon bisedën Kusari-Simiq

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 18:39
Blerta Deliu

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka marrë me vete zmadhues të zërit brenda sallës së Kuvendit.

Ajo ka lëshuar audio-incizimet, ku shefja e deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari-Lila dëgjohet teksa bisedon me Sllavko Simiqin e Listës Serbe.

Në këto audio-incizimet, Kusari-Lila dëgjohet teksa flet për zyrtarët e PDK-së.

Gjatë seancës së sotme deputetët opozitarë nga Partia Demokratike të Kosovës janë përleshur fizikisht me pjesëtarë të Qeverisë.

Para se të sulmohej, Kurti në Kuvend foli për Radoiçiqin, dhe se si është tërhequr fletarrestimi ndaj tij në vitin 2021, disa ditë para se të formohej Qeveria e tij.

Policia e Kosovës, e thirrur nga kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, dhe mbrojtja e afërt e kryeministrit, ndërhynë për t’i ndalur përleshjet. Ata qëndruan brenda në sallën e Kuvendit, deri sa kryeministri u largua nga aty.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat