Bajrami: VV-ja sapo e kaloi ligjin për të cilin ishte koordinuar me Radojiçiqin e Simiqin

Aktuale

Bajrami: VV-ja sapo e kaloi ligjin për të cilin ishte koordinuar me Radojiçiqin e Simiqin

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 21:29
Hykmete Bajrami,

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas miratimit të Ligjit për pagën minimale.

Ajo ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje të enjten e miratoi në Kuvend, Ligjin për pagën minimale, për të cilin sipas saj, ishte koordinuar më parë me kriminelin Milan Radojiçiq dhe ish-deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Bajrami ka thënë se edhe pse paga minimale tani e tutje është 264 euro, pensioni i veteranëve mbetet 170 euro.

“Efekti i Aferës Zdravo, veteranët mbesin pa rritje të pensionit. Pas krejt asaj që ndodhi sot në Kuvend, Vetëvendosje sapo e kaloj Ligjin për Pagën Minimale, Ligj për të cilin më herët ishin koordinuar me Radoiçiqin dhe Simiqin. I përjashtuan veteranët e UÇK-së. Tash e tutja paga minimale është 264 euro e pensioni i veteranit mbetet VEÇ 170 euro”, ka shkruar ajo.

Me 60 vota për e një abstenim është miratuar Ligji për pagën minimale. Ky ligj parasheh që paga minimale të bëhet 264 euro. Në votim nuk është mbështetur asnjë amendament.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat