Mimoza Kusari nuk përfshihet në përplasjet me opozitën, tregon çka votoi dje Kuvendi

Aktuale

Mimoza Kusari nuk përfshihet në përplasjet me opozitën, tregon çka votoi dje Kuvendi

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 12:34
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar për ngjarjet e djeshme në Kuvendin e Kosovës.

Ajo e përshkroi seancën e djeshme si “një ditë tërësisht e pazakontë dje në Kuvendin e Kosovës”, por tha se pati një rezultat të mirë në pjesën tjetër të ditës.

“Një ditë tërësisht e pazakontë dje në Kuvendin e Kosovës, por me rezultat të jashtëzakonshëm në pjesën e pasdites, kur seanca iu kthye normalitetit dhe votimit të pikave me rëndësi të madhe për jetën qytetarëve të Republikës”, tha Kusari në Facebook.

Ajo numëroi edhe projektligjet e miratuara gjatë kësaj seance, derisa në fund tha se “janë puna dhe veprat ato që bëjnë dallimin!”.

Në seancën e djeshme pati përleshje mes deputetëve të PDK-së dhe me anëtarët e kabinetit qeveritar e ku më pas u përfshinë edhe deputetët e Vetëvendosjes.

Kjo përleshje ndodhi pas përgjimeve që dolën në publik të Kusari-Lilës me nënkryetarin e Listës Srpska, Slavko Simiq.

Deputetët e PDK-së morën disa pankarta në Kuvend me mbishkrimin “Zdravo”, si dhe me fotografi të kryeministrit Kuti dhe Kusari-Lilës me hundë të zgjatur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat