Urimi i Kurtit për “Ditën e Bastijës”, Shpend Ahmeti nuk e kupton një fjali të tij

Aktuale

Urimi i Kurtit për “Ditën e Bastijës”, Shpend Ahmeti nuk e kupton një fjali të tij

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 16:26
Shpend Ahmeti dhe Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti ia ka uruar sot popullit francez festën kombëtare, 14 korrikun. Kurti e ka konsideruar “Ditën e Bastijes”, si një nga datat me përmasat më të mëdha të historisë së njerëzimit.

Urimin, Kryeministri e ka shoqëruar me një shkrim, në të cilin e ka dhënë definicionin e tij për 14 korrikun, si ditë e festës kombëtare franceze.

“Kjo përbën epilogun e të paktën dy sintezave. Ne e ndjejmë edhe sot sintezën e parë: bashkimin e përgjegjësisë enciklopedike të dijeve shkencore njerëzore me ndërhyrjen e arteve në evolucionin politik. Andaj ne kemi ndjerë se ngjarja sjell përmasën e parë të saj, vëllazërinë e dijeve”, thuhet ndër të tjera në shkrimin e Kurtit, të cilin e publikoi në Facebook.

Ish-bashkëpunëtori i Kurtit, Shpend Ahmeti, duket se nuk e ka kuptuar krejt atë që e ka shkruar Kryeministri.

Ai ka nënvizuar fjalinë “bashkimin e përgjegjësisë enciklopedike të dijeve shkencore njerëzore me ndërhyrjen e arteve në evolucionin politik”, duke pyetur “përnjëmend” se çka është kjo fjali.

Nuk dihet nëse të tjerët kanë pasur ndonjë ‘problem’ si të Ahmetit për ta kuptuar, por shkrimi i Kryeministrit Kurti është pëlqyer nga mbi 3 mijë e 600 ndjekës të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat