Fadil Maloku për arrestimin e Mujkës: Shumë skandaloze, edhe ju të VV-së vjedharasha a?

Aktuale

Fadil Maloku për arrestimin e Mujkës: Shumë skandaloze, edhe ju të VV-së vjedharasha a?

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 16:57
Fadil Maloku

Fadil Maloku, analist dhe profesor universitar, ka reaguar pas arrestimit të Faruk Mujkës, kryeshefit të emëruar nga Qeveria Kurtit në bordin e ndërmarrjes Ibër-Lepenci, që njëherit është edhe anëtar i VV-së.

Maloku ka pyetur me ironi “edhe ju të VV-së vjedharasha a?”.

Profesori i sociologjisë e ka konsideruar si shumë skandaloze arrestimin e Mujkës.

Postimi i plotë:

Edhe Ju (të VV!) "Brut"... vjedharasha a!?

Kjo është dëshmia më e mirë se krimi e hajnia s'mund ta kenë "mburojë" as partinë e as ideologjinë, po vetëm lakminë e profiterinë!

Natyrën dhe prirjen e njeriut për destruksion e sjellje deviante, e "rahaton" vetëm "butësia" e peshores së drejtësisë dhe ajo e sundimit të ligjit!

Andaj, gjithë "mekanizmat" (partiak e ideologjik) mbrojtës që një funksionar publik në Republikën e Kosovës, i shfrytëzon për të krijuar imunitet politik janë vetëm broçkulla!

Shumë skandaloze, Faruk djali!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat