Hekuran Murati publikon një fotografi: Ja si PDK-ja planifikoi sulmin në Kuvend - përmend Lushtakun, Beqajn dhe Haxhiun

Aktuale

Hekuran Murati publikon një fotografi: Ja si PDK-ja planifikoi sulmin në Kuvend - përmend Lushtakun, Beqajn dhe Haxhiun

Nga: N. Sh. Më: 14 korrik 2023 Në ora: 17:21
Pamje nga Kuvendi i Kosovës

Ministri Hekuran Murati ka publikuar një fotografi, që sipas tij, shihet planifikimi i PDK-së për aksionin e djeshëm në Kuvend, e që pastaj pati edhe grushte mes deputetëve e ministrave.

Ai shkruan se, fotografia e dëshmon planifikimin e këtij sulmi, teksa shpreson që prouroria të ketë pa videot e njëjta që kanë pa edhe qytetarët.

Postimi i plotë:

Se a ishte rasti i djeshëm vetëm aksion simbolik e spontan i një deputeti, apo veprim i paramenduar e i planifikuar nga PDK, e dëshmon fotoja më poshtë.

Se kush kë e sulmoi, qytetarët e kanë parë në video. Shpresoj që edhe hetuesia e prokuroria të kenë parë videot e njëjta që panë qytetarët.

A, nëse i keni dëgjuar mbrëmë analistët nëpër studio dhe deputetët që më sulmuan, edhe mund të krijohet përshtypja se deputetin Lushtaku e sulmuam nga ulësja e qeverisë e ai u vetëmbrojt te ulëset e qeverisë. E me të parë Mërgimin teksa vetëmbrohej, Hajdar Beqa e Bekim Haxhiu u nisën nga fundi i sallës me vrap drejt nesh, që të vetëmbroheshin edhe ata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat