Përgjimet Kusari Lila-Simiq/ Jashari: Fyese, na nxit të mendojmë se goditja e veteranëve është bërë në dakordim me Beogradin

Aktuale

Përgjimet Kusari Lila-Simiq/ Jashari: Fyese, na nxit të mendojmë se goditja e veteranëve është bërë në dakordim me Beogradin

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 19:55
Xhavit Jashari

Seria e audio incizimeve që u publikua në fillim të javës, mes Shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila dhe Slavo Simiqit nga Lista Serbe, po konsiderohet fyese për veteranët.

Kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, thotë se kjo incizime shpërfaqën fyrjen më të madhe për lirinë e vendit.

 “Mendoj se kjo është fyese edhe për institucionet, është fyerje e madhe për kategoritë e luftës, në këtë rast për veteranët por është fyerje edhe për lirinë e vendit sepse kërkohet ndihmë nga ata që kanë mundur të jenë pjesë në periudhën e luftës dhe kanë luftuar për të mbajtur Kosovën të pushtuar dhe falë luftës së lavdishme të UÇK-së, kategorive që ne i përfaqësojmë në këtë rast veteranët, e kemi larguar armikun nga këtu dhe sot e gëzojmë lirinë”, deklaroi ai.

Sipas Jasharit, kjo bisedë i nxit të mendojnë se janë dakorduar me Beogradin që t’i godisin veteranët.

“Mendoj se kjo është fyerja më e madhe dhe ne na nxit të mendojmë se kjo është bërë në dakordancë me Beogradin që të goditemi dhe ta atakojnë këtë kategori kaq të rëndësishme sic janë veteranët dhe në përgjithësi lufta e lavdishme e UÇK-së”, u shpreh ai

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat