Lushtaku: PDK-ja s’do të ndalet deri në rrëzimin e Qeverisë Kurti

Aktuale

Lushtaku: PDK-ja s’do të ndalet deri në rrëzimin e Qeverisë Kurti

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 20:00
Mërgim Lushtaku

Deputeti i Partisë Demokratike, Mërgim Lushtaku, i cili u bë kryetemë e lajmeve pas përleshjes së ndodhur në Kuvend ka rrëfyer versionin e tij të ngjarjes.

Por, përveç kësaj ai drejtoi edhe një sërë akuzash ndaj Qeverisë Kurti, teksa tha se PDK-ja nuk do të ndalet deri në rrëzimin e kësaj Qeverie.

“Ne do të vazhdojmë derisa ta rrëzojmë këtë Qeveri dhe do të ndërmarrim edhe hapa të tjerë për të gjetur zgjidhje për ta bërë këtë”, u shpreh ai.

Lushtaku foli edhe për miratimin e projektligjit për pagën minimale prej 264 eurosh, teksa tha se kjo është skandaloze dhe është një “mashtrim tjetër” i kryeministrit Kurti.

Ai tha se kjo është e pamjaftueshme, sepse 264 euro një personi i duhen vetëm për udhëtim apo vetëm për qira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat