Befason Ganja: Nëse Mërgim Lushtaku do ta përdorte potencialin e tij, Bislimi do të ishte në klinikë shëndetësore

Aktuale

Befason Ganja: Nëse Mërgim Lushtaku do ta përdorte potencialin e tij, Bislimi do të ishte në klinikë shëndetësore

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 21:09
Ganimete Musliu

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka folur edhe një herë pas dhunës së përdorur gjatë seancë së djeshme në Kuvendin e Kosovës,

Musliu tha se reagimi i Lushtakut ishte spontan, pasi po të përdorte potencialin e tij fizik, zv.kryeministri Bislimi do ta përfundonte në ndonjë klinike.

“Mërgim Lushtaku vjen nga Prekazi i Drenicës, i cili ka dhënë shumë për lirinë e këtij vendi dhe për shtetin e Kosovës. Mërgimi është një djalë i jashtëzakonshëm, i kujdesshëm, i matur, por normal që as Mërgimi nuk lejon që të grushtohet nga një zv.kryeministër. Ai është mbrojtur në atë moment. Është kursyer se sikur ta kishte përdorur potencialin e tij që e ka fizik dhe energjinë e tij, Besnik Bislimi ndoshta nuk do të ishte sot aty por në ndonjë klinikë shëndetësore."

Ajo tha se ata nuk kanë shkuar të sulmojnë.

Kjo tregon që ne në asnjë rrethanë nuk kemi shkuar të sulmojmë askënd. Vetë fakti që Albin Kurti gjatë gjithë kohës ka qenë në mes të turmës të deputetëve, nuk e ka marrë asnjë lëndim, nuk e ka prek askush as me gishin e vogël, që thotë populli, kjo tregon që ne nuk kemi pas synim ta godasim askënd”, u shpreh Musliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat