Lajçak me njoftim për takimin me Krasniqin: U pajtuam se duhet de-eskalim dhe kthim në dialog pa vonesa

Aktuale

Lajçak me njoftim për takimin me Krasniqin: U pajtuam se duhet de-eskalim dhe kthim në dialog pa vonesa

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 21:17
Foto nga vendngjarja

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi ka takuar sot në Bruksel kreun e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqin, me të cilin kanë biseduar për situatën në veri të Kosovës.

Lajcak ka njoftuar lidhur me këtë takim duke thënë se me Krasniqin ka pasur një bisedë të vlefshme lidhur me situtatën në veri.

Lajcak ka thënë se me Krasniqin janë pajtuar në nevojnë për de-eskalim dhe rikthim në dialogun e lehtësuar nga BE-ja pa vonesa.

“Pati një shkëmbim të dobishëm pikëpamjesh me kreun e PDK-së, Memli Krasniqin   për gjendjen aktuale në veri të Kosovës. Ne jemi dakord për nevojën për të de-përshkallëzuar dhe për t’u kthyer në Dialog pa vonesë”, ka shkruar Lajçak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat