Bugajski vjen me një deklaratë për Lajçak dhe Escobar – ja pse përmend Gërvallën!

Aktuale

Bugajski vjen me një deklaratë për Lajçak dhe Escobar – ja pse përmend Gërvallën!

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 22:55
Lajçak dhe Escobar

Njohësi i zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, Janusz Bugajski ka falendëruar kryediplomaten nga Kosova, Donika Gërvalla, që sipas tij po e thotë të vërtetën rreth procesit të dialogut.

Bugajski ka potencuar se procesi i normalizimit është një ‘farsë’ dhe se emisarët e SHBA-së dhe BE-së kanë humbur besueshmërinë.

Sipas tij, pa njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, emisarët kanë dështuar në detyrat e tyre.

 “Faleminderit Ministres së Punëve të Jashtme që thoni të vërtetën: procesi i “normalizimit” është një farsë pasi të dërguarit e SHBA-së dhe BE-së kanë humbur besueshmërinë e tyre. Pa njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë ata kanë dështuar në punën e tyre”, ka shkruar Bugajski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat