Kryeziu: Do të duhej që pagën minimale ta konsideronim mes 350-400 eurove

Aktuale

Kryeziu: Do të duhej që pagën minimale ta konsideronim mes 350-400 eurove

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 09:55
Ismet Kryeziu

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka bërë me dije se rritja e pagës minimale do të ketë ndikim vetëm në tregun e sektorit privat.

Ai ka kritikuar Qeverinë e Kosovë për ligjin e ri i cili rrit pagën minimale në 265 euro.

Sipas tij, paga është dashur të jetë shumë më e lartë.

“Paga minimale prej 265 euro më së shumti ka ndikim në tregun privat e hiq fare, në atë publik. Por, në të dy rastet nuk është se i përmirëson të drejtat e punëtorëve e as që e ndikon mirëqenien e tyre. Në sektorin publik e privat, nuk ka pagë minimale prej 265 euro, aq sa e ka vendosur dje Kuvendi ose përqindja e punëtorëve me këtë pagë është numër i papërfillshëm. Paga minimale reale në tregun e punës kalon mbi 350 euro pagën mujore. Si na mashtrojnë statistikat nga gjendja faktike?! Bizneset krijojnë kontrata ‘’legale’’ me punëtorët bazuar në ligjin e punës dhe pagën minimale, por një pjesë të pagës vazhdojnë ta paguajnë kesh dhe të pa tatimuar”, ka shkruara i në profilin e tij në “Facebook”.

Me tej, ai ka treguar se sa është dashur të jetë niveli pagës minimale.

“Për këtë arsye statistikat e punëtorëve të regjistruar me pagë minimale, janë mashtrim nga bizneset, dëmtim i mirëqenies dhe shkelje e të drejtave të punëtorëve. Ikje nga tatimi mbi pagë ndaj shtetit dhe ikje nga obligimet për trustin pensional, kontribut për punëtorin. U ikin detyrimeve për punëtorë dhe taksave të shtetit. Për ta ndalur këtë trend të keqpërdorimit masiv, jashtë atyre që vazhdojnë të mbajnë punëtorë pa kontrata e të pa lajmëruar fare, do duhej që pagën minimale ta konsideronim mes 350-400 eurove”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat