Pas tensioneve në veri, Kosova paguan mijëra euro për lobim në ShBA

Aktuale

Pas tensioneve në veri, Kosova paguan mijëra euro për lobim në ShBA

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 11:43
Albin Kurti

Në mesin e tensioneve në veri dhe marrëdhënieve të acaruara me partnerët ndërkombëtare si BE-ja dhe ShBA-ja, Qeveria e Kosovës ka angazhuar një kompani lobimi në Uashington.

Në dokumentin e siguruar thuhet se kompania lobuese e paguar nga Qeveria e Kosovës me shumen e 147 mijë eurove do të ofrojë këshilla strategjike dhe përfaqësim të huaj brenda Shteteve të Bashkuara.

Sipas kontratës së nënshkruar nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla, kompania do të ofrojë këshilla, përkrahje dhe komunikim me degët legjislative dhe ekzekutive të qeverisë amerikane për të përmirësuar marrëdhëniet bilaterale ndërmjet ShBA-së dhe Qeverisë së Kosovës.

Image
Dokumenti

Kontrata, e nënshkruar më 26 qershor mes Ministrisë së Jashtme dhe Diasporës dhe përfaqësuesit të kompanisë lobuese, shqiptaro-amerikanit Avni Mustafaj ka hyrë në fuqi më 3 korrik dhe është e vlefshme për një vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat