Baraliu thotë se Kuvendi po shkon duke u degraduar në çdo mandat

Aktuale

Baraliu thotë se Kuvendi po shkon duke u degraduar në çdo mandat

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 11:54
Mazllum Baraliu

Njohësi i çështjeve kushtetuese, Mazllum Baraliu derisa ka komentuar përplasjen që ka ndodhur të enjten në Kuvendin e Kosovës ka thënë se legjislatura po shkon duke u degraduar vazhdimisht në çdo mandat.

Ai ka thënë se vetëdija dhe mirëkuptimi i kësaj opozitës dhe pushtetit do të duhej të kthehej në një vend që e meriton ky popull.

“Fatkeqësisht ne kemi një strukturë tani dhe një ecuri të legjistraturave të njëpasnjëshme që po degradojnë…Defintivisht vetëdija dhe mirëkuptimi i kësaj opozite dhe pozite do të duhej të kthehej në një vend që e meriton ky popull dhe që e kanë për detyrë këta ta bëjnë”, deklaroi Baraliu.

Më tej, ish-kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tha se goditja me grusht hynë në sferën e të drejtës penale dhe konsiderohet si vepër penale.

“Tani më mandati i deputetëve në kuptimin e imunitetit të tyre dhe veprimeve është vetëm funksional.  Pra, për të gjitha ato veprime që kanë të bëjnë me detyrat e tyre të punës, e që mund të trajtohen si veprime parlamentare, demokratike, politike nuk inkriminohen. Ndërkohë kalimi në veprime konkrete të cilat me Kodin Penal të Republikës se Kosovës konsiderohen si elemente të një vepre penale qoftë ajo e lehtë apo e rëndë… Goditja me grushte, veprimi në këtë aspekt që dëmton, që krijon lezione e që ka elemente të tentativës për të lënduar, vet faktin që ka krijuar një situatë ku prokuroria dikë prej tyre, pa dashur që të bëjë dallime, pasi në mënyre objektive po vlerësojmë dhe po flasim e quan të dëmtuar, nënkupton që kemi të bëjmë më diktim dhe me veprues, pra kryer se një veprimi që trajtohet më tepër se një veprim parlamentare e që bjen në sferën e të drejtës penale”, ka deklaruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat