Berisha: LDK-ja duhet të ndalë turrin e grupit ideologjik të Kurtit

Aktuale

Berisha: LDK-ja duhet të ndalë turrin e grupit ideologjik të Kurtit

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 15:29
Anton Berisha

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) duhet të ndalojë grupin ideologjik të Kurtit, që vë në pikëpyetje sakrificat e qytetarëve për Kosovën, ka vlerësuar ish-diplomati, Anton Berisha.

Me anë të një postimi në Facebook, Berisha ka thënë se ndonëse konditë e nevojshme, LDK-ja do të duhej të reagonte brenda seancës plenare të Kuvendit, ngase e njëjtja, sipas tij, njihet për rezictencën aktive të saj.

“Deklarata e Lidhjes Demokratike të Kosovës, kundër dhunës si model i debatit politik qoftë brenda Kuvendit, qoftë jashtë tij, është e natyrshme.  Ne terma matematikor, do ta quaja, kondite e nevojshme, por jo e mjaftueshme, ngase historia e lëvizjes sonë, është rezistencë aktive ndaj të keqes dhe jo përshkrim e përcjellje e gjendjes.

Përkundrazi, LDK duhet menjeherë t’i ndërmarrë të gjitha masat e veprimet politike për t’i ndalur turrin grupit ideologjik të Albinit që ta ndalojë të luajë me historinë tonë, me sakrificat e lëvizjes sonë kombëtare, paqësore e çlirimtare dhe të gjithë atyre që kanë derdhur mundin, djersën e gjakun për lirinë e vendit”, ka vlerësuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat