Kelmendi i reagon Sveçlës: E tmerrshme në çfarë theqafje po rrëshqasim si shoqëri

Aktuale

Kelmendi i reagon Sveçlës: E tmerrshme në çfarë theqafje po rrëshqasim si shoqëri

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 16:34
Adriatik Kelmendi

Gazetari Adriatik Kelmendi, ka reaguar pas shkrimit të Ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçla ku etiketohen dy gazetarët Berat Buzhala dhe Vehbi Kajtazi.

Në një postim në Facebook, Kelmendi ka thënë se ministri i Brendshëm, ai i cili sipas Kushtetutës së Republikës e ka për obligim ta ruajë secilin qytetar, i etiketon si bashkëpunëtorë të Serbisë dy ndër gazetarët më të njohur në Kosovë.

Ai tha se ministri i Brendshëm, i cili është rritur me protesta, bën propagandë kundër një proteste dhe atë protestës së thirrur nga çlirimtarët e vendit!

“Ta mendojmë se në cilat vende të botës do të mund të shihnim një gjuhë të këtillë ndaj gazetarëve që guxojnë dhe qytetarëve që protestojnë. E tmerrshme në çfarë theqafje po rrëshqasim si shoqëri! Çka nëse nesër dikush i sulmon fizikisht Vehbiun dhe Beratin për shkak se ministri – jo secili ministër, por ministri i brendshëm – në vend se t’ua garantojë të drejtat kushtetuese të lirisë së fjalës dhe protestës, i ka shpallur armiq?! E rrezikshme, e papranueshme”, ka reaguar Kelmendi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat