​Lushtaku: Qeveria po shkel çdo ditë dinjitetin e UÇK-së

Aktuale

​Lushtaku: Qeveria po shkel çdo ditë dinjitetin e UÇK-së

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 20:10
Mërgim Lushtaku

Protestën e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës të cilët kërkuan nga Qeveria të mos koordinohet me Millan Radojçiqin, si dhe të trajtohen dinjitetshëm kategoritë e dala nga lufta, e kanë mbështetur edhe disa deputet të Partisë Demokratike të Kosovës.

Aty është para deputetja Ganimete Musliu, deputeti Rashit Qalaj dhe Mërgim Lushtaku. Ky i fundit tha se është i gatshëm të marrë pjesë dhe të mbështes çdo protestë e cila ka motive kombëtare dhe mbron dinjitetin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lushtaku: E shohim çdo ditë e më shumë se kjo qeveri po e shkelë këtë dinjitet, këtë sakrificë e këtë gjak të derdhur

"Realisht unë e kam pa në media se ka një protestë të organizuar nga një këshill organizativ dhe e kam thënë edhe publikisht se do të mbështes çdo protestë që e mbron dinjitetin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e mbron sakrificën e tyre, dhe sigurisht se ne po e shohim çdo ditë e më shumë se kjo qeveri po e shkelë këtë dinjitet, këtë sakrificë e këtë gjak të derdhur që e kemi arritur me mund edhe pavarësinë e vendit. Andaj çdo protestë që e ka thirrjen e tillë me vlera kombëtare do t'i bashkangjitem” tha Lushtaku.

Protestuesit kërkuan që Mimoza Kusari Lila ta dorëzojë mandatin e deputetes. Kurse, nga Presidentja Vjosa Osmani kërkuan që ta kthej mbrapsht ligjin për pagën minimale, duke e konsideruar si anti-UÇK.

Protesta nisi me himnin kombëtar dhe përfundoi e qetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat