Rrahja në Kuvend, familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së jep lajmin e “keq” për PDK-në dhe AAK-në

Aktuale

Rrahja në Kuvend, familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së jep lajmin e “keq” për PDK-në dhe AAK-në

Nga: A.Zh Më: 16 korrik 2023 Në ora: 10:58
Pamje nga përleshja në Kuvendin e Kosovës

Familja e veprimtarit të vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës Haki Imeri, ka reaguar për skenat e fundit të dhunshme në Kuvendin e Kosovës, ku pati përleshje mes deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe atyre të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kjo familje, ka thënë se skenarin për dhunën në seancën e së enjtes, e përgatiti PDK-ja, përcjell Bota sot.

Sipas familjes Imeri, qasja “agresive”, do t’i nxjerrë jashtë parlamentit gradualisht PDK-në dhe AAK-në.

Reagimi i plotë, i publikuar në Facebook:

Kjo që ka ndodhë në Kuvendin e Kosovës është tmerr, dhunë për pushtet. Dhuna nuk u sjellë rezultate.

Këtë skenar dhune e përgatitën krerët e PDK-së, të gjorët po mendojnë se lirohen nga burgu.

Teksa jetësuan deputetët e kësaj partie, disa nga ata deputetë dhe shik-istë. Dhunën e ka në ADN, PDK-ja, krimin politik e ka pasur mision, të cilin e ka realizuar, por po i kthehet bumerang.

Me dekada, krerët e saj kanë promovuar dhunën, si instrument. Si pasojë e atyre skenarëve që i shkaktuan Kosovës, sot mbahen dhe po gjykohen në Hagë.

Këtë dhunë e planifikuan, urdhëruan dhe zbatuan PDK-ja, të ndihmuar nga AAK-ja dhe e cila për nga historia, dhunën që ia ka shkaktuar Kosovës, është në të njëjtën linjë me PDK-në.

LDK-ja bëri mirë që qëndroi anash, por duhet të ketë kujdes me qëndrime, komente pas dhunës që provokuan dhe shkaktuan deputetët e partive agresive rurale.

PDK-ja dhe AAK-ja janë parti të njohura që gjatë rrugëtimit të tyre 'politik' përfaqësuan dhunën, shantazhin dhe krimin e organizuar tash e dy dekada.

Qasja e tyre agresive, do t’i nxjerrë në mënyrë graduale dhe të natyrshme edhe jashtë parlamentit.

Kujtesa jonë akoma është e freskët, nuk harrohet dhuna e përgjakshme politike që ia shkaktuan LDK-së së Ibrahim Rugovës.

Të gjithë ata që nxisin dhunë ngado që janë, do të përgjigjen para ligjit të Zotit dhe ligjit të shtetit, andaj përmbahuni se dhuna sjellë dhunën.

Ju që organizuat dhunën, duhet ta kuptoni se nga dhuna ranë viktima në të kaluarën dhe ju tani po gjykoheni.

Nesër do të jeni fajtorë përsëri, nëse sot shkaktoni dhunën, dhuna do t’iu ndjekë, ajo do t’iu sjellë në gjyq, andaj larg duart nga dhuna si mjet politik, sepse nuk është mjet politik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat