Gjoshi: Dejona Mihali është një komuniste e qelbur e cila dëshiron shkatërrimin e Kosovës

Aktuale

Gjoshi: Dejona Mihali është një komuniste e qelbur e cila dëshiron shkatërrimin e Kosovës

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 18:31
Betim Gjoshi

Betim Gjoshi nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se Dejona Milhali është një komuniste e qelbur.

Madje ai ka thënë se Dejona Mihali, bashkë me Hysamedin Ferajn dhe Elvis Hoxhën, e të tjerë komunistë të fëlliqur nga Tirana, që atje askush nuk i merr seriozisht, po ia duan Kosovës një 97’të shkatërrimtare si të Shqipërisë.

Postimi i plotë i Betim Gjoshit:

Dejona Mihali është një komuniste e qelbur, që Albin Kurti i ka dhënë mundësinë të sillet nëpër Kuvend e të nëpërkëmbë deputetët e paintegritet të VV-së, të cilët janë shndërruar në figura komike.

Dejona Mihali, bashkë me Hysamedin Ferajn dhe Elvis Hoxhën, e të tjerë komunistë të fëlliqur nga Tirana, që atje askush nuk i merr seriozisht, po ia duan Kosovës një 97’të shkatërrimtare si të Shqipërisë.

Gjuha e tyre, nxitë urrejtje, përçarje dhe mosdurim mes shqiptarëve, sidomos mes shqiptarëve të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat