OJQ-të e quajnë politizim të KPK-së Projektligjin e miratuar nga Qeveria

Aktuale

OJQ-të e quajnë politizim të KPK-së Projektligjin e miratuar nga Qeveria

Më: 17 korrik 2023 Në ora: 15:28
Foto ilustrim

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) dhe Lëvizja FOL kanë reaguar ndaj vendimit të Qeverisë, të datës 12 korrik, ku u miratua versioni i ri i Projektligjit për Këshillin Prokurorial.

Në një reagim të përbashkët, këto dy OJQ kanë thënë se ky ndryshim paraqet politizim objektiv të KPK-së, pasi u tha se përzgjedhja e anëtarëve të KPK-së, nga 19, 8 prej tyre që do të zgjidhen direkt nga Kuvendi.

“Rritja e numrit të anëtarëve të KPK-së në 19, tetë (8) prej të cilëve do të zgjedhen me një shumicë të thjeshtë nga Kuvendi, dhe rregulla se kuorumi në KPK mund të krijohet vetëm edhe me pjesëmarrjen e anëtarëve të zgjedhur nga Kuvendi paraqet politizim objektiv të KPK-së. Secila Qeveri, supozohet se e ka edhe shumicën parlamentare në Kuvend. Si rrjedhojë, secila Qeveri, përmes Kuvendit, do të ketë mundësi që pa asnjë konsensus politik të zgjedhë anëtarët e KPK. Kuorumi në KPK do të varet pikërisht nga këta anëtarë. Si rrjedhojë, objektivisht, KPK do të jetë e politizuar. Këto rregulla janë në kundërshtim me Kushtetutën [neni 110.1] që përcakton se ‘Këshilli Prokurorial i Kosovës është institucion plotësisht i pavarur në kryerjen e funksioneve të tij, në pajtim me ligjin’”, thuhet në njoftim.

IKD-ja dhe FOL-i thanë se Projektligji nuk është në linjë me Kushtetutën e Kosovës, Strategjinë për Sundimin e Ligjit dhe Opinionet e Komisionit të Venecias.

Instituti tha se në mënyrë që të shmangej përbërja “korporatiste”, KPK-ja duhet t’i ketë 7 anëtarë, ky dy prej tyre të zgjedhën nga sistemi prokurorial e kryeprokurori i Shtetit, sipas detyrës, e katër të tjerë të zgjedhën nga Kuvendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat