U takua me Lajçakun në Greqi, flet ​Kurti

Aktuale

U takua me Lajçakun në Greqi, flet ​Kurti

Më: 17 korrik 2023 Në ora: 17:58 Përditësuar në ora: 20:22 më 17.07.2023
Foto nga takimi

​Kurti pas takimit me Lajçakun në Greqi: Moti ishte shumë më i nxehtë se diskutimi ynë

Kryeministri Albin Kurti është takuar me emisarin e Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak në Greqi në kuadër të Simpoziumit SYM.

Kreu i ekzekutivit përmes një postimi në Twitter ka bërë të ditur se me emisarin evropian kanë biseduar për uljen e tensioneve dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Ai ka përsëritur se Kosova mbetet e përkushtuar për dialog.

“Pata një bisedë të gjatë me emisarin Miroslav Lajcak, në margjinat e Simpoziumit të 25-të të SYMI në Kretë, për uljen e tensioneve dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ne mbetemi të përkushtuar. Moti ishte shumë më i nxehtë se diskutimi ynë”, ka shkruar Kurti. 

Kurti në bashkëbisedim me ish- kryeministrin grek, hap panelin për Ballkanin në Simpoziumin SYMI

Në kuadër të edicionit të 25-të të Simpoziumit Ndërkombëtar SYMI, që po mbahet në Greqi, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një bashkëbisedim me ish-kryeministrin grek, njëherësh edhe ish-ministër i Punëve të Jashtme, ish-ministër i Arsimit, George Papandreou.

Kryeministri Kurti e falënderoi për organizimin e këtij simpoziumi në të cilin marrin pjesë politikanë e diplomatë progresistë, akademikë e ekspertë të shquar.

Në pyetjet e ish- kryeministrit grek, ai njoftoi audiencën me punën e institucioneve në Kosovë, me theks për përparimin demokratik, ekonomik, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, të drejtat e njeriut dhe të pakicave, politikat sociale dhe pluralizmin politik.

Gjatë bashkëbisedimit, po ashtu u diskutua edhe për raportet midis shteteve në Ballkan, integrimin evropian dhe marrëveshjen bazike me Serbinë për normalizim të marrëdhënieve.

Ky bashkëbisedim i parapriu dy paneleve diskutuese për Ballkanin, në njërin prej të cilit mori pjesë emisari e ndërmjetësi evropian për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat