Haxhi Avdyli shpërthen ndaj opozitës: Pa kry e të mjerë, si duket po u harxhohet taxhia

Aktuale

Haxhi Avdyli shpërthen ndaj opozitës: Pa kry e të mjerë, si duket po u harxhohet taxhia

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 14:00
Haxhi Avdyli

Deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli, ka sulmuar fort opozitën.

Avdyli e ka quajtur opozitën si 'opozitë koti, pa kauza, pa kry dhe të mjerë'. (Sic!)

"Për çka janë duke vepruar kështu, me këtë ekstremizëm të dhunshëm, çfarë vendimi janë duke bllokuar? A u shit a u fal ndonjë metër tokë e Kosovës, a u vendos në pazar veriu për shkëmbim? Jo", ka 'shpërthyer' Avdyli.

Tutje, deputeti i Guxo shkruan se, 'si duket kanë halle tjera. Si duket po u harxhohet taxhia'.

Avdyli në fund ka edhe një paralajmërim për opozitën.

Shkrimi i tij:

"kundër vendimeve ekstreme ndërmirren veprime ekstreme" .

Askush nuk e din çka e gjeti opozitën ?

Për çka janë duke vepruar kështu, me këtë ekstremizëm të dhunshëm, çfarë vendimi janë duke bllokuar?
A u shit a u fal ndonjë metër tokë e Kosovës, a u vendos në pazar veriu për shkëmbim? Jo.

Si duket kanë halle tjera. Si duket po u hargjohet taxhia. 
Opozitë koti, pa kauza, pa kry dhe e mjerë.

Ama mjerë për ta çka ka me i gjet në zgjedhje e ardhshme, këtë edhe si duket e kanë kuptuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat