Avokati Besnik Berisha thotë se arrestimi i tij ishte i orkestruar, prokurorin Rasim Malokun e quan “këlysh të pushtetit”

Aktuale

Avokati Besnik Berisha thotë se arrestimi i tij ishte i orkestruar, prokurorin Rasim Malokun e quan “këlysh të pushtetit”

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 19:17
Besnik Berisha

Besnik Berisha, avokat, ka reaguar pas deklaratave që i dha për prokurorin, Rasim Maloku, gjuhë që u dënua nga Shoqata e Prokurorëve të Kosovës.

Por Berisha sërish e ka ofenduar Malokun duke e quajtur ”këlysh të pushtetit“.

Avokati Berisha ka qenë i arrestuar, poqë Gjykata nuk vendosi që ta aprovojë kërkesën e Prokurorisë për paraburgim.

Pasi u lirua, Berisha ka thënë se ”arrestimi i tij ka ndodhur me urdhër të Albulena Haxhiut“.

Ai ka falënderuar të gjithë gazetarët e njerëzit që i ofruan përkrahje.

Sipas tij, lufta për drejtësi tashmë ka nisur.

”Ju ftoj te bashkohemi kunder arbitraritetit e ta luftojme cdo dite e me cdo mjet ligjor abuzimin me pushtetin! Per mua lufta per drejtesi vec sa ka filluar, e bashke me secilin nga ju do e cojme deri ne fund sepse askush nuk eshte dhe nuk duhet te jete mbi ligjin! T’u them faleminderit eshte pak, por vec lutem te me jap Zoti force qe t’ua kthej me te mira secilit nga ju”, ka shkruar ai ndër tjerash në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat