Zeqiri: Mbi 62% e punonjësve policorë e kanë nënshkruar peticionin

Aktuale

Zeqiri: Mbi 62% e punonjësve policorë e kanë nënshkruar peticionin

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 19:42
Imer Zeqiri

Sindikata e Policisë së Kosovës e ka dorëzuar këtë të martë në Kuvendin e Kosovës peticionin ku theksohen pakënaqësitë e Policisë së Kosovës.

Imer Zeqiri, kryetar i sindikatës, ka sqaruar se janë mbi gjysma e punonjësve që e kanë vënë vulën në këtë peticion.

"Janë mbi 62 përqind që e kanë nënshkruar. Peticioni nuk ka mundur të shkojë nëpër të gjitha njësitë për arsye se ato kanë qenë nëpër plane operative, ngase numri do të ishte më i lartë”, është shprehur Zeqiri në Info Magazine.

“Është dashur që pakënaqësitë të paraqiten me këtë peticion. Arsyeja kryesore ka qenë që ta sheh opinioni dhe të gjitha organet shtetërore që shumica e punonjësve – për të mos thënë të gjithë, pra mbi 90 përqind janë të pakënaqur me kushtet në të cilat punojnë”.

Zeqiri ka përmendur se shtesat e rrezikshmërisë tash e gjashtë muaj vazhdojnë të mos u dalin zyrtarëve policorë, derisa ka thënë se me ligjin e ri të pagave ka pasur zvogëlim të rrogave ndër ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat