Rasti i turqve, Kurteshi: E çuditshme si mund të dënohet vetëm një person

Aktuale

Rasti i turqve, Kurteshi: E çuditshme si mund të dënohet vetëm një person

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 17:56
Sami Kurteshi

Ish-deputeti dhe anëtari i Komisionit hetimor për çështjen e “Gylenistëve”, Sami Kurteshi e ka vlerësuar si “të çuditshme” faktin se si  mund të dënohet vetëm një person në rastin e lartëcekur.

Kurteshi ka dekaruar se të përfshirë në rast ishin një zingjir i tërë dhe me dënimin e shqiptuar të mërkurën, drejtësia sipas tij, nuk është arritur.

“Pjesërisht mund të them sepse vërtet është e çuditshme si është e mundur të bëhet rrëmbimi i gjashtë njerëzve, të jenë involvuar disa dhjetra njerëz, qoftë në nivel të urdhërdhënies, zbatimit të urdhërave dhe dënohet vetëm njëri. Po them pjesërisht…nuk është arritur drejtësia që duhet të arrihet”, ka deklaruar ai.

Kurteshi ka deklaruar se mbetet detyrë e përgjegjësi e shefit të AKI-së që të jetë i informuar për veprimet. që ndërmirren. Ai ka deklaruar se lidhur me rastin, hallkat shtetërore ishin të informuar.

“Unë mendoj se drejtori i AKI-së e ka obligim ligjor që për çdo veprim të informojë presidentin dhe kryeministrin. Unë nuk e di se si Gjykata paska konstatu se nuk e ka informuar, kjo nuk është e vertët. Me kemi fakte që presidenti i atëhershëm jo që nuk është informuar por edhe e ka dhënë urdhërin kryesor. Kjo shihet nbë deklaratat e presidentit Erdogan kur e falenderon për këtë rast. Veprimin konkret të arretsimin e ka bërë Policia e Kosovës. Ata nuk ndërmarrin asnjë veprim pa qenë i informuar Drejtori në raste të tilla ndërshtetërore. Drejtori i AKI-së në njërë anë dhe shefi i Policisë janë dy pjesët e një mase të caktuar”, ka deklaruar ai.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Driton Gashit, ish-shefit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, duke e dënuar me 4 vite e 8 muaj burgim. Ndaj Gashit është shqiptuar edhe dënimi plotësues.

E njëjta ka liruar nga akuza , ish-drejtorin e Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Valon Krasniqi dhe ish-drejtorin e Drejtorisë për Migracion dhe të Huaj në kuadër të Policisë Kufitare, Rrahman Sylejmani.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 24 shkurt 2021, Driton Gashi akuzohet se si person zyrtar në kohën e kryerjes së veprës penale drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, tutje AKI, prej 23 mars 2018, e deri më 29 mars 2018, në Prishtinë, me qëllim që shtetasit e Republikës së Turqisë, Cihan Ozkan, Yusuf Karabina, Kahraman Demirez, Hasan Hyseyn Demir dhe Mustafa Erden, që kishin leje qëndrim të ligjshëm dhe të drejtën e punës në Kosovë, dhe Osman Karakoya që kishte bërë kërkesë për leje qëndrim në Kosovë, e të cilit procedura nuk i kishte përfunduar, t’i dëbojë me forcë kundërligjshëm nga Kosova dhe t’i dorëzojë tek autoritetet turke.

Gjithnjë sipas aktakuzës, Driton Gashi akuzohet se keqpërdori detyrën zyrtare, duke mos i përmbushur detyrat zyrtare sipas kompetencës, në atë mënyrë që Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion, më tutje DSHAM, të MPB-së i rekomandoi revokimin e lejeve të qëndrimit për shtetasit turq, Cihan Ozkan, Yusuf Karabina, Kahraman Demirez, Hasan Hyseyn Demir dhe Mustafa Erden dhe mosdhënien e lejes për Osman Karakoya, për arsye se kinse ata paraqesin rrezik për sigurinë kombëtare, fakt që nuk është provuar fare në procedurë të zbatuar në bazë të ligjit, ndërsa të akuzuarit Rrahman Sylejmani, drejtor i Drejtorisë për Migrim dhe të Huaj në Ministrinë e Punëve të Brendshme, tutje DMH, i kishte rekomanduar nxjerrjen e gjashtë urdhrave për dëbimin e të dëmtuarave me forcë nga Republika e Kosovës, raporton Betimi për Drejtësi.

PSRK-ja pretendon se i akuzuari Driton Gashi, për këtë procedurë dhe për dëbimin e të dëmtuarve me forcë nga Republika e Kosovës, nuk e ka njoftuar presidentin dhe kryeministrin e Republikës së Kosovës, siç parashihet me Ligjin për AKI dhe as kryeprokurorin e Shtetit siç parashihet me nenin 25 të Ligjit për AKI, dhe se ka tejkaluar po ashtu kompetencat duke përfshirë AKI-në në aranzhimin e udhëtimit, transportin dhe pjesëmarrjen në operacionin e dëbimit, që nuk ishin kompetenca të agjencisë që drejtonte, pastaj u angazhuan drejtpërdrejt në aksionin e dëbimit të tyre, ani pse kjo nuk ishte në kompetencën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat