“U paskemi prishur rehatinë e viteve 90-ta”, Shala reagon ndaj deklaratës së Gashit

Aktuale

“U paskemi prishur rehatinë e viteve 90-ta”, Shala reagon ndaj deklaratës së Gashit

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 18:02
Haxhi Shala

Ish-ushtari i UÇK-së dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Shala ka folur për deklaratën e Shkelzen Gashit në Pressing se në disa periudha kohore, qeverisja PDK dhe LDK kanë qenë më e keqe se regjimi i Sllobodan Millosheviqit.

Shala ka thënë se televizionet janë fajtore që ftojnë persona të tillë në emisione, të cilët krijojnë iluzione për ata që s’e kanë perjetuar atë kohë, se ndoshta në të vërtetë ka qenë më mirë para vitit 2000.

“Me të vërtetë jeni fajtor edhe televizioni që i ftoni këta njerëz, që krijoni iluzione tek fëmijët se mos ka qenë me të vërtetë ajo. Fëmijët e mi s’kanë qene të lindur atë kohë. Me thanë pse ka qenë babi im në luftë, paska qenë mirë ajo kohë”, ka thënë Shala.

Shala ka thënë se po shihet që ka plotë në Kosovë, që UÇK-ja ua ka prishur rehatinë.

Pavarësisht se cfarë thotë Xeni ose të tjerët.. se po shihet që paska pas shumë.. Mimoza e plotë e plotë. Me të vërtetë ua paskemi prishur rehatinë disave. Në atë kohë kanë qenë disa familje që ju ka dhanë privilegje ai regjim. Ndoshta prapë vazhdojnë të paguhen si OJQ që të bëjnë propagandë”, ka shtuar tutje Shala.

Ai ka thënë se nëse do të ishte kamarier, s’do t’i shërbente Gashit dhe sipas tij njerëz të tillë duhet të injorohen nga shumica.

“Po të isha kamarier në një restorant, s’do t’iu shërbeja këtyre njerëzve. Këta njerëz duhet të injorohen nga shumica”, ka deklaruar Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat